Dadoja Mekfi vjen për të ndihmuar një nënë të re të lodhur, e cila po përpiqet të mbajë fermën e familjes ndërsa i shoqi është në luftë. Ajo përdor magjinë e saj për t’u mësuar fëmijëve të gruas dhe dy kushërinjve të tyre të llastuar pesë mësime të reja.
Me regji nga Kirk Jones, me skenar të Emma Thompson, e cila luan edhe rolin kryesor. Filmi bazohet në serinë e librave Nurse Matilda nga Christianna Brand. Historia është për një dado magjike, Nanny McPhee, e cila shfaqet për të ndihmuar një baba të ve, zotin Brown, për të disiplinuar shtatë fëmijët e tij të padisiplinuar. Me ndihmën e fuqive të saj të jashtëzakonshme, ajo transformon sjelljen e tyre dhe u mëson rëndësinë e dashurisë dhe disiplinës në familje. Filmi ndërthur humorin me elemente të magjisë dhe mesazhe të thella familjare.
Një histori e mbinatyrshme me sfond Jugun, "Krijesat e Bukura" tregon përrallën e dy dashnorëve të destinuar: Itanit një djaloshi që mezi pret të largohet nga qyteza e tij e vogël dhe Lenës, një vajze të re misterioze. Së bashku, ata zbulojnë sekrete të errëta për familjet, historinë dhe qytezën e tyre.
Një vejushë në pension, punëson një punëtor të ri e të bukur seksi, të quajtur Leo Grande, me shpresën për të shijuar një natë kënaqësie dhe vetëzbulimi pas një jete të paplotësuar bashkëshortore.
Një vajzë e mrekullueshme me një mendje të jashtëzakonshme dhe një imagjinatë të madhe vendos të luftojë për të ndryshuar fatin e saj, takoni Matildwn.
Kate është një vajzë e re që merr vetëm vendime të këqija. Edhe pse punon si kukudh në një dyqan Krishtlindjesh, dëshiron shumë të bëhet këngëtare. Por kur njihet me Tomin, jeta e saj merr një kthesë të re.
Kur rrjeti televiziv dëshiron që të largojë nga puna një nga prezantueset më të famshme të shfaqjeve në Amerikë, për shkak të uljes së shikueshmërisë, ajo vendos të ndryshojë stilin e programit dhe të bashkëpunojë me një shkrimtare të re dhe pa përvojë, por shumë entuziaste, që të arrijë të shpëtojë punën e saj të ëndrrave.
Një histori ndërthurur e marrëdhënieve të dashurisë, protagonistet e kësaj historie janë çifte shume të ndryshëm nga njeri tjetri: këto histori kane të përbashkëte faktin qe zhvillohen njëkohësisht, duke nisur 5 jave para krishtlindjeve.
Jemi në Skoci, në një kohë të hekurt dhe mitike. Merida është një harkëtare rebele dhe një vajzë e vrullshme e familjes mbretërore. Pas një zgjedhje të pamatur dhe të paqëllimshme, Merida sjell një rrezik për njerëzit e saj dhe detyrohet të hidhet në aksion për të vendosur gjërat në vendin e tyre.
Barni Thompson, i çuditshëm, i pasigurt në vetvete, berber në Glasgou, jeton një jetë mediokriteti të dëshpëruar, dhe jeta e ti aspak interesante do marrë një kthesë nga 0 në 60 për pesë sekonda, ndërsa ai hyn në botën groteske dhe absurde të një vrasësi serial.