Katyn përshkruan tragjedinë e një brezi. Filmi ndjek historinë e katër familjeve polake, jeta e të cilëve u copëtua kur, në fillim të Luftës së Dytë Botërore,
një numër i madh ushtarësh polakë bien në duart e trupave sovjetike dhe më vonë bëhen viktima të stalinizmit.
Filmi nënvizon gjithashtu rrethanat e ndërlikuara të pozicionit të Polonisë si në luftë ashtu edhe pas saj.
Kjo është historia e një dite në jetën e Elizaveta Glinka-s, drejtuese e fondacionit “Fair Care”, filantropiste, mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Elizaveta dhe bashkëshorti i saj Gleb do të festojnë 30 vjetorin e martesës. Por kërkesa e pazakontë e babait të një vajze që vuan nga një sëmundje e rëndë sjell shumë rrethana të papritura në në këtë ditë të planifikuar mirë.